Janë shtuar zërat brenda Partisë Demokratike që kërkojnë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, i fundit ndër ta është deputeti Tomorr Alizoti, ndërsa nga ana tjetër lind pyetja nëse Basha mund ta pengojë mbledhjen e tij.
Lidhur me këtë situatë, analisti Mustafa Nano deklaroi se Basha nuk e pengon dot mbledhjen e Kuvendit, por sipas tij ai do e trajtojë atë si një kuvend alternativ.
Teksa e ka cilësuar Bashën si berishian, analisti Nano tha se ai do të mbajë karrigen dhe se çështja do të shkojë në gjykatë.
“Basha nuk e pengon dot mbledhjen e kuvendit, por gjithsesi do e trajtojë atë si kuvend alternativë, duke pretenduar se kuvendi u mblodh 4 muaj më parë unë u zgjodha madje dhe me votën e Berishës dhe çështja ka për të shkuar në gjykatë mendoj unë. PD de fakto është e Berishës, ndoshta jo 100% por e një mase të madhe dhe nëse ndahet që ka shumë mundësi, shumica do shkoj me Berishën dhe Basha do mbetet një parti e vogël. Flas për ata që janë anëtarë të PD. Mes anëtarëve të PD Berisha është figurë dominante, shumica e tyre mbi 80% janë me Berishën, por kur hapet loja dhe del jashtë PD këtu futen në lojë dhe qytetarët dhe një pjesë e madhe nuk do donin berishën sërish në PD por edhe pse ai është shpallur non grata. Te anëtarët e partisë nuk ndikon shpallja non grada e Berishës, por te qytetarët mund të ndikojë. Basha do të mbaj karrigen, është berishian dhe në këtë kuptim e shoh atë parti të Berishës dhe madje është gati kriminale t’ja marrësh partinë e tij. Nëse mbledh kuvendin ai ka shumicën e njerëzve aty pastaj çështja shkon deri në gjykatë por aty se di çfarë vendimi do merret. Në gjyq mendoj unë se Basha e fiton gjyqin, por unë shoh një ndarje të PD”, tha Nano për MCN Tv.
Diskutime rreth kësaj post