Për analistin Frrok Çupi, interpelanca e kërkuar nga opozita me kryeministrin Rama për cështjen McGonigal i bën nder maxhorancës. Në studion e ABC News, Çupi argumentoi se opozita po thërret kryeministrin në interpelancë për një cështje në një shtet tjetër e që kreu i qeverisë nuk ka asnjë lidhje me të.
“Mendimi im, ka qenë që në momentin kur u kërkua nga opozita, jo Berisha, konferenca e kryetarëve kam qenë i sigurtë se do e pranoj. Është në favorin e maxhorancës. Në favorin e kryeministrit. Është një nga aspektet kur opozita është pa vizion i bën ndër maxhorancës. Si mund të thërrasësh interpelancë me kryeministrin për një çështje që ka të bëjë me një shtet tjetër, kryeministri s’ka pikë dore. Ndaj i bën nder se ai do të dalë në foltore, dhe do u thotë se çfarë është kjo sjellje që nuk i takon kësaj demokracie aspak të pjekur.”- u shpreh Çupi, ndërsa shtoi se me sjelljet e tij Berisha indirekt po ndihmon Ramën.
“Sjellja e kësaj opozite e thërret ndërgjegjen e njeriut edhe pse sheh një Shqipëri krej tjetër. Shqipëria e tyre ka qenë e shëmtuar shumë, ka qenë një Shqipëri e djegur. Kjo është një gjë domethënëse. Në duhet të ndihemi mirë se pas 30 vite kemi arritur të kemi normalitet më shumë se anormalitet.
Sa kohë nuk krahasohet asnjë ide, pikëpamje e opozitës me realitetin që ka ndërtuar Shqipëria do të thotë se nuk ekziston.
Berisha ka kuptuar dy gjëra: E para është krejt i paafatë, shkatërron çdo gjë që prek. Edhe në Maqedoni të shkojë të prekë me dorë një fshat ai shkatërrohet, dhe e dyta: epoka e tij vrit sa të duash, nuk jeton gjatë.”-vijoi më tej Çupi.
Diskutime rreth kësaj post