Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, në një konferencë të përbashkët me homologun grek Dendias, iu përgjigj ashpër kërkesës së ministres shqiptare për të zgjidhur çështjen e pronave të komunitetit çam.
Duke folur për mediat greke ai ka thënë se përgjigjen homologes shqiptare që i përmendi çështjen çame ia dha aty për aty.
“Përgjigjja është dhënë aty për aty. Marrëdhëniet greko -shqiptare nuk do të jenë peng i një çështjeje që nuk ekziston”, tha ai.
Ngritja e çështjes çame nga ana e ministres së Punëve të Jashtme Xhaçka ka bërë bujë në mediat greke.
“Përgjigje e qartë dhe e ashpër e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, ndaj deklaratës provokuese të ngritur të hënën në Tiranë nga homologia e tij shqiptare, Olta Xhaçka, për “pasuritë e çamëve në Greqi” dhe “heqjen e Ligjit të Luftës””.
Kështu shkruan gazeta greke Protothema.
“Deklaratat e Xhaçkës dëshmon se qeveria Rama vazhdon të përdorë çështjen inekzistente të çamëve, si për arsye votash, ashtu edhe për presion ndaj palës greke ndaj kujtesësë së vazhdueshme të Athinës për të respektuar të drejtat e pakicës kombëtare greke në Shqipëri. Ministrja e Jashtme shqiptare e ngriti çështjen e çamëve me Nikos Dendiasit, duke marrë si përgjigje atë që Athina do ta lidhë këtë me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ndonëse ministri i Jashtëm grek u shfaq i gatshëm për të diskutuar çështjen e “Ligjit të Luftës” me synimin për shfuqizimin e tij, ai u tregua i “akullt” ndaj çdo përpjekje të Tiranës për të ngritur direkt apo indirekt çështjen e çamëve. Kjo do të thotë të diskutohen çështje reale, pra çështje që pala greke i pranon si ekzistuese dhe jo çështje që pala greke i konsideron se nuk ekzistojnë”, vijon Protothema.
Çështja e ligjit të luftës me Greqinë shumë shpejt do të shkojë drejt zgjidhjes. Kështu premtoi në vizitën e tij në Tiranë, kryediplomati grek Nikos Dendias, i cili tha se do të nisin procedurat për abrogimin e ligjit, i cili daton që nga viti 1940. Sipas ministrit të Jashtëm grek, dy vendet duhet të bashkëpunojnë ndërmjet tyre, që pikat historike për abrogimin e tij, të përmbyllen sa më shpejt të jetë e mundur. Sa i përket çështjeve së pensioneve dhe njohjes së tyre nga shtetit grek, ministri Dendias tha se është e rëndësishme që është rënë dakord që të vendoset një itinerar për zgjidhjen e kësaj çështje.
Gjatë një konference të përbashkët, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, tha se gjatë diskutimit ndërmjet tyre, është edhe për çështjen e pronave çame. Xhaçka tha se ekziston vullneti i mirë për t’i dhënë zgjidhje.
‘Ekziston vullneti i mirë për zgjidhje të pranueshme reciprokisht edhe për abrogimin e Ligjit të Luftës apo çështjen e pronave të komunitetit çam.’- tha ministrja.
Por propozimit të ministres për zgjidhjen e çështjes së pronave çame, ministri grek ju kundërpërgjigj me një paralajmërim për integrimin e vendit.
‘Ne duhet të diskutojmë për çështje praktike që kanë të bëjnë me palën greke dhe ne nuk mendojmë se gjërat janë fiks siç paramendohen. Kjo do na çojë në pasoja të niveleve të shumëfishta ku Greqia do të vendosë çështje të tjera që kanë të bëjnë itinerarin tuaj në Evropë’, paralajmëroi Dendias.
Diskutime rreth kësaj post