Çështja e detit është kthyer në një debat të fortë ditët e fundit, ku bëhet fjalë që 12 milje të detit Jon do ti kalojnë Greqisë. Ditën e sotme ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit, Edi Rama, ku ka marrë pjesë në cermoninë e vendosjes së kurorave në Qafën e Koçiut në Vlorë, në memorialin e “Luftës Kombëtare të Vlorës 1920”.
“Nuk mund të ketë një marrëveshje për detin me Greqinë pa miratimin e presidentit Meta. Është prisidenti ai i cili e firmosë marrëveshjen dhe më pas presidenti që ka mundësine ta dërgoj dhe apeloj në gjykatën kushtetuese.
Një deklaratë ngatërresë e ish presidentit grek ka bërë që e gjithë situata të ngatërohet por në këtë situatë nuk ka asgje të vërtetë. Nuk mund të behet asgjë pa miratimin e presidentit dhe kushdo që i ha këto gjëra është thjesht trupeshk.
Nuk ka patur shtrëngim duarsh mes meje dhe presidentit Meta sepse s’na i lejon covidi”, – ka thënë Rama.
Diskutime rreth kësaj post