Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar që të pranohet se Fredi Beleri është zgjedhur ligjërisht kryetar i bashkisë në Himarë dhe ai duhet të betohet.
Mediat greke shkruajnë se kjo kërkesë erdhi pas përfundimit të punimeve të samitit të liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel.
“Çështja e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, është në thelb çështje e shtetit ligjor. Nuk është një ndasi dypalëshe thjesht që Greqia ka me Shqipërinë. Ajo që ne kërkojmë është e qartë: të pranohet që Fredi Beleris u zgjodh ligjërisht kryetar i bashkisë. Ne nuk ndërhyjmë në veprën e drejtësisë shqiptare, por këtu kemi zgjedhje të cilat Fredi Beleri i ka fituar dhe ai nuk mund të marrë detyrën e tij sepse aktualisht është në burg, pasi ndaj tij janë ka disa akuza. Këto gjëra janë shumë të qarta nga ana jonë. Dhe ne gjithmonë presim me padurim që të mund të gjejmë një mënyrë për të zgjidhur këtë problem, në mënyrë që vullneti i qytetarëve të Himarës të respektohet në thelb. Kjo ishte ajo që kërkonim që në fillim. Po punojmë për ta zgjidhur këtë çështje, në mënyrë që edhe Shqipëria të tregojë se në një çështje kritike siç është për ne respekti i pakicave kombëtare, ka ndërmarë hapat e nevojshëm që ne të gjithë kërkojmë nga një vend që aspiron të fillojë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian”, tha ai, raportojnë mediat greke.
Diskutime rreth kësaj post