Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar për herë të parë në lidhje me vendimin që çështja e kufirit detar me Shqipërinë të shkojë në Gjykatën e Hagës.
Pas një takimi me presidentin qipriot Nicos Anastasiades dhe atë egjiptian Fatah al Sisi në Nikozia, ai tha se “kjo ishte mënyra se si shtetet serioze dhe të përgjegjshme zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre”, duke ironizuar dukshëm Turqinë.
“Kemi rënë dakord që meqenëse nuk mund të zgjidhim mosmarrëveshjet tona rreth caktimit të kufijve të Zonave Detare jemi të gatshëm t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kjo është mënyra se si shtetet serioze dhe të përgjegjshme zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre”, u shpreh Mitsotakis.
Shqipëria dhe Greqia morën vendimin për ta çuar në Gjykatën e Hagës çështjen e kufirit detar mes dy vendeve dy ditë më parë, pas takimit të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, me kryeministrin Edi Rama.
Diskutime rreth kësaj post