Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të Edi Ramës lidhur me çështjen e detit. Berisha thotë se dekreti i qeverisë greke zgjeron dheun helen në kurriz të atij arbnor ndërsa shton se Rama ka kryer një marrëveshje të fshehtë me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias.
Berisha shprehet se Rama bën avokatin e autoriteteve greke duke deklaruar se dekreti i tyre për zgjerimin në detin Jon nuk ka të bëjë me Shqipërinë. “Shqiperia humbet tre milje dhe pikerisht miljet e triliona euro te depozitave gjigande te gazit dhe naftes kurse Greqia fiton tre milje dhe triliona euro te shitura nga Edvin Kristaq Zografi ne perputhje me marreveshjen e fshehte Rama – Dendia”, shkruan Berisha.
“Perseri mbi shitjen e detit nga Zografi Bis! Te dashur miq, dekreti i qeverise greke per zgjerimin nga 6 ne 12 milje te ujerave territoriale te Republikes Helenike ne Detin Jon zgjeron dheun helen me mijra kilometra katror ujera territoriale, shelf kontinental dhe zone ekskluzive ekonomike ne kurriz direkt te dheut arbnor.
Me kete dekret te autoriteteve greke, te pranuar ne nje akt tradhetie te larte kometare nga Edvin Kristaq Zografi sipas Marreveshjes se fshehte Rama-Dendia, kufinjte e Shqiperise ndryshojne per here te pare qe nga viti 1913 me pasoje humbjen, zvogelimin nga ana saj te mijra kilometrave katror te siperfaqes se ujerave territoriale, shelfit kontinental dhe zones ekonomike ne Detin Jon dhe humbjen e trilionave euro te depozitave te gazit dhe naftes qe tani kalojne ne territorin helen.
Ky akt i pashembullt ne historine e marredhenieve nderkombetare midis dy vendeve u pranua publikisht para se te shpallej me dy fjali kod nga Edvin Kristaq Zografi, i cili ne menyre te perseritur deklaroi se ky vendim “per ne eshte ne rregull” “nuk na prek ne” dhe se midis “dy vendeve nuk ekziston asnje marrveshje”.
Pas shpalljes dhe publikimit te dekretit te autoriteteve greke, me te cilin gjitoni zgjeroi dheun e tij me nje siperfaqe sa ajo e Thesprotise dhe ngushton ne proporcion territorin ujor dhe hapsiren ajrore te Shqiprise, Zografi bis perseri ne nje akt te hapur tradhetie te larte kombetare ben çdo dite perseri me te njejtat fraza kod, avokatin, mbrojtjen e dekretit te autoriteteve greke. Sipas tij “dekreti nuk na cenon” “nuk ka te beje me ne” sikur ne nuk jemi vendi qe ndane distancen me te ngushte me Greqin ne Detin Jon por ndodhemi diku ne kufi me Sllovenine ne veriun Adriatikut apo ne brigjet e detit Balltik.
Ne avokatine e dekretit te autoriteteve helene, de facto dhe de juro te tradhetise se tij, Zografi bis perdor argumenta vetposhteruese duke krahasuar te pakrahasueshmet.
Keshtu, dy dite me pare per te justifikuar kete vendim te njeanshem antihistorik te Greqise per te zgjeruar pas 87 viteve ujerat e saj territoriale nga 6 ne 12 milje ne kurriz te Shqiperise, ai e krahson ate me vendimin e vitit 1990 te Shqiperise per ngushtimin e gjeresise se ujerave te saj territoriale nga 15 ne 12 milje.
Me kete rast dua ti them Zografit Bis se vendimi i Shqiperise zvogloi dhe nuk zmadhoi territorin e saj dhe se ai nuk cenoi territorin ujor te asnje vendi tjeter.
Nderkohe qe dekreti i dates 24 Dhjetor 2020 zmadhon territorin Helen dhe zvogelon ne te njejten shkalle territorin shqiptar.
Perveç kesaj, me vendimin e vitit 1990 pra kalimin nga 15 ne 12 milje, Shqiperia plotesoi kushtin ligjor te Konventes se Detit te vitit 1983, e cila nuk lejonte qe shtetet te kishin gjeresi me te madhe se sa 12 milje te ujerave te tyre territoriale.
Kurse Greqia me vendimin e saj antihistorik te 24 dhjetorit 2020 vertet shfrytezoi nenin 3 te Konventes se Detit per 12 milje por shkeli disa nene te kesaj Konvente qe kufizojne nenin tre te saj dhe nje seri vendimesh te Gjykates se Detit, te cilet rrezojne aplikimin e nenit tre ne raste te ngjashme me gjendjen e ujerave te detit Jon midis Shqiperise dhe Greqise.
Perseri po ne avoktatine e tij prej tradhetari te vendimit te autoriteteve te Greqise, Zografi bis mashtroi dje duke deklaruar se “Shqipëria dhe Greqia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje e prandaj do shkojnë në gjyq!”
Me kete deklarate Zografi Bis mohon per interes te Greqise procesin dhjetevjeçar te negociatve midis dy vendeve, firmosjen nga te dy qeverite te marreveshjes se detit ne vitin 2009, mohon ujdine midis qeverive te te dy vendeve per tju drejtuar Gjykates se Detit pas rrezimit nga Gjykata kKushtetuese te kesaj marreveshje, ujdi te cilen Edi Rama sapo erdhi ne pushtet hodhi poshte ne kundershtim flagrant me interesin kombetar.
Zografi Bis me kete deklarate mohon negociatat disa vjeçare Bushati – Kocias dhe Marreveshjen e Detit te firmosur prej tyre, e cila ishte ne kundershtim flagrant me çdo pike te vendimit te Gjykates Kushtetuese dhe u bllokua nga presidenti i republikes. Ne te gjithe kete proces 10 vjeçar palet negociuan dhe firmosen marreveshje nderqeveritare duke patur perkatesisht Greqia dhe Shqiperia 6 dhe 12 milje gjeresine e ujerave territoriale.
Edvin Kristaq Zografi i mohon te gjitha keto vetem e vetem qe pala shqiptare te mos mund te pretendoje para Gjykates se Detit se pala greke duke vendosur zgjerimin nga 6 ne 12 milje ka ndryshuar rregullat e lojes ne mes te lojes pasi ajo ka zhvilluar 10 vite negociata me palen shqiptare duke patur te deklaruara dhe depozituara ne OKB vetem 6 milje gjeresine e ujrave te saj territoriale.
Ne avokatine e tij te dekretit te autoriteteve greke te 24 dhjetorit 2020, Zografi bis mashtroi ne menyre te paskrupullt kur deklaroi dje se: “Vendimi në fjalë i Greqisë s’ka lidhje me zonën e kontestuar mes dy vendeve tona, sepse në atë zonë parimi i 12 miljeve është thjesht fizikisht i pamundur sipas Konventës aty ku ky parim nuk është e mundur të zbatohet, ose bëhet marrëveshje ose shkohet në gjykate!”
Miq, mos mendoni se kjo deklarate, te cilen nuk do ta bente as dhe nje femije i klases se katert vjen nga injoranca. Kjo deklarate behet vetem per te fshehur shitjen e detit nga Zografi Bis!
Greqia nga mesi i viteve 30 gjer me dt 24 Dhjetor ka patur 6 milje ne te gjithe kufirin ujor jonian midis vendeve dhe kjo eshte aplikuar ne proporcion edhe aty ku kjo distance ka qene nen 12 milje.
Po keshtu me kalimin e Greqise ne 6 ne 12 milje ky zgjerim do pasqyrohet ne proporcion ne te gjithe gjatesine e distances ujore qe ndane dy vendet me pasoja te medha per palen shqiptare, rrudhjen, zvogelimin e ujerave territoriale, shelfit kontinental, zones ekskluzive ekonomike te saj me triliona euro depozita gazi dhe nafte.
Duke pranuar si fait acompli vendimin e Greqise si vendim qe nuk ka lidhje me ne dhe nuk na cenon, Zografi Bis e shnderron automatiksht ate vendim ne nje ujdi midis dy vendeve.
Keshtu qe gjykata nuk mundet kurre te vere ne pikpyetje apo te gjykoje si te padrejte apo te drejte nje ujdi midis dy vendeve.
Kur nuk ka mosmarreveshje nuk ka gjykate. Prandaj ajo ne percaktimin e vijes ndarese midis dy vendeve eshte e detyruar qe te percaktoje ate ne kushtet kur te dy palet kane pranuar paraprakisht dhe ne menyre reciproke pra i kane njohur njera tjetres pa kundershtime 12 milje gjeresine e ujerave te tyre territoriale.
Per te bere me te qarta keto pasoja katastrofale per Shqiperine nga kjo ndarje, krahasuar me ndarjen kur te dy palet do shkonin ne Gjykaten e Detit me 6 milje, Greqia dhe 12 milje Shqiperia po sjelle vetem nje shembull.
Keshtu ne te gjithe gjatesine e zones ku distanca midis Shqiperise dhe Greqise eshte 18 milje ne modelin qe do shkohej ne gjykate ne vitin 2013, Greqia merrte 6 milje dhe Shqiperia merrte 12 milje.
Kurse sot kur te dy vendet paraqiten ne gjykate me 12 milje te pranuara reciprokisht ato marrin perkatesisht ne proprocion te njejte nga 9 milje.
Pra Shqiperia humbet tre milje dhe pikerisht miljet e triliona euro te depozitave gjigande te gazit dhe naftes kurse Greqia fiton tre milje dhe triliona euro te shitura nga Edvin Kristaq Zografi ne perputhje me marreveshjen e fshehte Rama – Dendia. Por per Shqiperine kjo marreveshje qe evokon protokollin e Korfuzit per republiken e Varioepirit te firmosur nga Jorgo Kristaq Zografi dhe Ministri i Princ Ëiedid Mehdi Frasheri nuk ekziston ndaj dhe ju bej thirrje autoriteteve greke te heqin dore nga lojrat me zografer e tradhetare dhe ta angazhohen ne nje proces bashkepunimi miqesor strategjik ne interesin me te mire midis dy vendeve dhe dy kombeve tona. sb”, shkruan Berisha.
Diskutime rreth kësaj post