Ish-ministër i Jashtëm, Paskal Milo thotë se, të dy palët janë të interesuar për zgjidhjen e c çështjes së kufirit detar pasi Greqisë ka dhe një konflikt të hapur me Turqinë. Historiani theksoi se, Shqipëria ka dhe përvojën e incidentit të Kanalit të Korfuzit me Britaninë e Madhe, e cila gjithashtu është zgjidhur nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.
Për ish-ministrin e Jashtëm, Shqipëria duhet të krijojë sa më shpejt një ekip ekspertësh si dhe të kërkojë konsulentë ndërkombëtarë nga kompani që kanë përvojë në të drejtën ndërkombëtare detare si dhe Shqipëria duhet të kërkojë të marrë atë që i takon me ligjin ndërkombëtar të detit.
“Shqipëria e ka një përvojë në këtë drejtim. Gjykata Ndërkombëtare ka gjykuar në 1947-49 incidentin e kanalit të Korfuzit. Në korrik 1947 të dy palët (Britani-Shqipëri) ranë dakord që Hagës t’i drejtojnë dy pyetje. Një pyetje ia drejtoi pala britanike dhe një tjetër pala shqiptare.
Edhe tani të ndodhë e njëjta gjë. Të dy palët do të shkojnë me një marrëveshje kompromisi se çfarë pyetjesh dhe çështje do të ngrenë para gjykatës. Pas kësaj hapet procedura në gjykatë. Gjykata Ndërkombëtar ka një ekspertizë shumë të madhe sepse janë gjykatësit më me integritet dhe me shumë përvojë dhe kanë ekipe ndihmëse. Në një gjykim të një trupe ndërkombëtare të mirënjohur ke shanse që të ketë një gjykim objektiv dhe profesionist”, deklaroi Milo për Euro News.
Diskutime rreth kësaj post