Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka komentuar çështjen e detit e cila do të shkojë për shqyrtim në Gjykatën Ndërkombëtare me dakortësi të Shqipërisë dhe Greqisë.
Gjosha është shprehur që të fitojmë këtë në Hagë duhet që të jemi të përgatitur mirë nga një grup ekspertësh.
Ndër të tjera ajo është shprehru se për çështjen e detit Greqia është më në shumë në avantazh.
“Shqipëria duhet të jetë e shumë të përgatitur. Kush është grupi dhe kush janë ekspertët. Duhet të jemi shumë të përgjegjshëm. Jam e sigurt se Haga do të jetë e paanshme. Pala greke është në avantazh. Kam frikë sepse e di shumë mirë që kjo është një çështje shumë e rëndësishme për ta. Shqipëria ka humbur shumë kohë në debate për marrëveshiet e diskutura me palën greke, ka pasur nacionalizëm, mbaj mend një retorik të shfrenuar të kryeministrit,” – tha Gjosha.
Diskutime rreth kësaj post