Avokati Spartak Ngjela i ftuar në studion e emisionit ‘Frontline’ ka folur në lidhje me çështjen e kufirit të detit Jon më Greqinë teksa ka thënë se kryeministri Rama nuk ka forcë të ndryshojë vendimin e gjykatës në lidhje me të, ndërsa shtoi se ai “mund të grijë sallatë sa të dojë”, pasi nuk ka gjë në dorë.
Ngjela sakaq përmendi një prapaskenë ku sipas tij kryeministri i kishte shkuar në zyrë dhe i tha që i kishin kërkuar që ta hidhnin çështjen e detit në gjykatë.
“Rama nuk ka asnjë forcë të rrëzojë gjykatën Kushtetuese, mund të flasë e të grijë sallatë sa të dojë por nuk ka gjë në dorë. Ai nuk ka asnjë forcë juridike për të çuar çështjen në Hagë. Vijmë te marrëveshja, është shitje e interesit kombëtar. Rama erdhi në zyrën time dhe më tha na kërkojnë ta hedhim çështjen në Kushtetuese. Shkuan në gjykatë por shumica ishin të Saliut dhe nuk më pranuan në gjyq se menduan se ishte proces i thjeshtë dhe e dhanë 9 me 0.
Pala shqiptare këtë që bënë marrëveshje e ka territor dhe e ka rrëzuar. Nuk ka zot ta lëvizi kufirin shqiptar. Nuk rrëzohet vendimi i Strasburgut, kufiri nuk do lëvizet, nuk ka forcë kryeministri të ndërrojë kufijtë e vendit. Duhet një vendim parlamentar me mbi 2/3. Çfarë do marrë në shqyrtim Strasburgu? Asnjë gjë nuk bëhet dot sepse ato kufij janë vendosur në Strasburg, Haga do thotë që nuk ka kompetencë mbi atë”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post