Analisti Frrok Çupi ka qenë i ftuar në “Special Report” ku ka folur në lidhje me rastin “Beleri”.
Ai tha se stuhia u ngrit nga Berisha në fushatë elektorë dhe se ish-kryeminsitri sa herë që është në krizë përdor karta nacionalizmi. Sipas tij politika dhe diplomacia shqiptare manisfestoi qetësinë dhe drejtësinë e domosdoshme për të qenë e denjë në familjen evropiane.
“Raportet e tjera kanë rënë përpos atij të ligjit. Tërë stuhinë e ngriti Berisha në fushatën elektorale. Gjeti një njeri të burgosur dhe lidhi një kauzë konflikti në Himarë, e cila ra.
Diplomacia dhe politika shqiptare manifestoi qetësinë dhe drejtësinë e domosdoshme për të qenë të denjë në familjen evropiane.
Në bazë të raporteve që paraqet CIA, nëse kjo do të kishte ndodhur në periudhën e konflikteve etnike që i sajonte Berisha, do ta zgjaste një dekadë dhe më shumë lëngate mes dy vendeve”, shtoi ai.
Diskutime rreth kësaj post