E ftuar në një intervistë televizive ish-kryeprokurorja, Elisabeta Imeraj, tha në lidhje me çështjen e Arben Ahmetaj se qëndrimi i politikës ka qenë i ndryshëm për raste të ndryshme. Sipas Imerajt palët politike nuk kanë pse të jenë të stresuara për lejimin e dhënies së autorizimit, ndërsa shtoi se edhe forcat opozitare ishin të lumtura me punën e SPAK.
‘SPAK ka disa kohë që po heton aferën e inceneratorëve. Parë në këtë këndvështrim është një fakt penal që po hetohet lidhur me këtë aferë korruptive. Në rastin e Ahmetajt prokuroria ka rakorduar në krijimin e një dyshimi të arsyeshëm të bazuara në prova për tre vepra penale. Ajo çfarë SPAK ka bërë, është fakti se fillimisht janë ndjekur veprimet e Ahmetajt në ushtrimin e detyrave të tij për të konkluduar nëse me këto veprime ka pasur përfitime të parregullta. Sipas SPAK ka dyshime se është vërtetuar se në 6 raste ka pasur përfitime të parregullta. Nuk jemi në fazën që është ngritur një akuzë. Nuk mund të themi se i vetmi autor është Ahmetaj. Prokuroria në asnjë rast nuk duhej që masën e sigurimit penal ta shohë në këndvështrimin e ndëshkueshmërisë. Nëse do ketë të tjerë, kjo afera e inceneratorëve ka treguar se sa më shumë të rrëmosh aq më shumë do të nxjerrë emra që kanë shkelur ligjin e subjekte që mund të kenë kryer vepra penale. Qëndrimi i politikës është i ndryshme nga njëri rast në tjetrin. S’ka asnjë lloj rëndësie për prokurorinë sesi ndihet politika. Asnjë palë politike s’ka pse të jetë e stresuar në lejimin e dhënies së këtij autorizimit. Kemi një politike të dyanshme që beson në SPAK. Forcat opozitare ishin të lumtur që ishte bërë një lloj hetimi. Besojnë në këtë prokurori.’- tha Imeraj.
Diskutime rreth kësaj post