Cerrik, 107 banorë që banojnë në ish ndertesën e vjetër të shkollës “Tomor Sinani” kanë një banjo të përbashkët. Me prishjen e sistemit komunist 26 familje egjiptiane u sistemuan në këtë godinë ku vazhdojne të jetojne edhe sot ne kushte mizerable. Familjet me shumë kurora ndahen nga njera tjetra me një cercaf të vënë në mes, pasi jetojnë me një dhome. Para disa viteve u fol se në Cerrik do të ndertoheshin 5 pallate për strehimin e të pastreheve dhe strehimin e egjyptianeve.
Ne vend të pallateve u hodhen vetëm themelet të cilet të tille janë edhe në diten e sotme. Ankesat e banorëve janë të shumta në banjon e vetme qe ndodhet në katin e pare ku për të kryer nevojat personale u duhet tëp resin në radhë për orë të tëra. Sikur të mos mjaftonte e gjithë problematika që ka, godina në të cilën janë sistemuar këta banorë është tërësisht e rrënuar.
“Jemi 26 familje që jetojmë këtu edhe janë rritë cunat dhe jaë të gjithë me nuset dhe fëmijët, i kanë ndarë dhomat me çarçafë. Të gjithë më një banjo jemi, komplet të gjithë më një banjo jemi. Mbjamë radhën, futet njëri del tjetri, asnjëherë sna kanë ardhe për të na parë.Këtu jetojmë shumë keq, lart kam tre kurora të cilat janë të ndara me çarçafë.Çafrë jetë bëjmë ne, unë jam me një dhomë dhe kam dy çuna. Me 35 mijë lekë përkrahje që marrë unë një herë në muaj, nuk kam mundësi”- shprehen banorët e këtij komunitetit pëtr këtë problematikë.
Ndërkohë kryetari i Shoqatës Egjyptiane, Sfinksi në Cerrik, Pellumb Shkoza thotë se 107 banorët që jane strehuar ne godinën e ish shkollës së parë në cerrik jetojnë si mos me keq.
“Komuniteti egjiptian i qytetit të Cerrikut jeton në këtë gjendje shikohet aktualish. Këtu janë 107 persona me një banjo, zënë radhën në mëngjes për të larë sytë. Jemi drejtuar disa herë jemi bashkisë për të ndërtuar një apartament për familjet e komunitetit egjiptian”-shprehet ai për Report TV.
Mungesa e strehimit është një nga problemet më të medha që ka bashkia në qytetin e Cerrikut, ndertimi i banesave sociale ende nuk po realizohet ndonëse themelet janë të gatshme të cilat qëndrojnë në atë gjendje prej vitesh. Edhe projekti i bashkisë së Cerrikut ka mbetur në letër, pasi realiteti duket shumë i largët.
Diskutime rreth kësaj post