Benzema mori pjesë në ceremoninë e Topit të Artë duke mbajtur në kyçin e dorës orën Richard Millie me një vlerë prej 500 mijë dollarë, ndërsa Lewandowski një orë Casio me vlerë 60 dollarë.
“MARCA” thotë se vlera e orës së francezit kapte vlerën e gjysmë milionit. Sulmuesi francez dukej elegant teksa udhëtonte për në Francë për ceremoninë e ndarjes së çmimeve, duke mbërritur me të dashurën e tij Jordan Ozuna.
Ora e tij kushton shumë pasi modeli që ka Benzma është modeli më i vështirë dhe kompleks që është prodhuar ndonjëherë në fabrikën e Richard Millie.
Ndërkohë, sulmuesi polak është treguar modest duke mbajtur orën e lirë Casio.
Diskutime rreth kësaj post