Çelsi ka arritur një tjetër fitore në kampionat, duke mundur kësaj radhe Aston Vilën në transfertë me rezultatin 0-2, ku ishte Mejson Maunt ai i cili me dy gola i dha tre pikët e radhës “Bluve”, të cilët vazhdojnë të shkëlqejnë nën trajnerin e ri, Graham Poter.
Në këtë sfidë u aktivizua edhe Armando Broja, i cili u fut në minutën e 89’ në vendin e Sterling.
Kështu Çelsi shkon në kuotën e 19 pikëve, duke i bërë presion rivalëve që ndodhen sipër.
Diskutime rreth kësaj post