Si çdo vit në Pallatin e Kongreseve, nga data 15 Nëntor deri më datë 18 Nëntor 2017, do të mbahet Panairi i Librit.
Panairi i Librit eshte në një ngjarje të rëndësishme kulturore për botën shqiptare, që do të ketë si objekt paraqitjen e botimeve më të mira të hedhura në qarkullim në harkun kohor të një viti, nga nëntor 2016-nëntor 2017, si dhe përkthime të botimeve të huaja apo kryeveprave botërore që i kane rezistuar kohës.
Ky panair i bashkon të gjithë njerëzit që merren me letrat shqipe: autorët, botuesit, lexuesit, përkthyesit, përfaqësuesit e shtypit dhe të medias etj, me synimin për të krijuar e zhvilluar kontakte tradicionale midis tyre, duke synuar promovimin dhe nxitjen e leximit në masat e gjera, veçanërisht te të rinjtë, në kushtet e mungesës së sistemit të shpërndarjes së librit në vendin tonë.
Diskutime rreth kësaj post