Çelet klasa e gjuhës shqipe në Priazovski të Ukrainës
Në Priazovski të Ukrainës, ku jeton një pjesë e komunitetit shqiptar është çelur klasa e parë shqipe.
Ambasadorja e Shqipërisë në Poloni Shpresa Kureta, e cila po zhvillon një vizitë në Ukrahinë ishte e pranishme në këtë ceremoni.
Ambasadorja Kureta u dhuroi nxënësve librat për mësimin e gjuhës shqipe, dhuratë e qeverisë shqiptare. Pjesë e ceremonisë ishte, gjithashtu, një inskenim në gjuhën e vjetër shqipe nga fëmijët dhe mësueset.
Vizita u mbyll me takimin e përfaqësuesve nga të gjitha vendbanimet e shqiptarëve në Ukrainë (rreth 50 pjesëmarrës), takim i cili konkludoi me themelimin e Unionit të Shqiptarëve të Ukrainës.
Për herë të parë përfaqësuesit e këtyre komuniteteve u takuan mes tyre në ceremoninë e inagurimit të Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv, në qershor 2015.
Në takim u bisedua gjithashtu edhe për Samitin e diasporës që do të zhvillohet në Tiranë, më 18-20 nëntor 2016.
Diskutime rreth kësaj post