Linja e iPhone 13 dhe 13 Pro i Apple përmban të gjitha përditësimet e parashikueshme: performancë me e shpejtë, më shumë jetëgjatësi për baterinë, ekran më të mirë dhe ngjyra të reja. Por surpriza më e madhe për iPhone e ri – dhe ndoshta e vetmja – është çmimi.
Apple i mbajti çmimet e iPhone-ëve të rinj kryesisht në përputhje me modelet e vitit të kaluar, pavarësisht thashethemeve se çmimet do të ishin shumë më të larta për shkak të përmirësimeve në sistemin e çipave. Çmimet ndryshojnë nga $699 deri në $799 për linjën iPhone 13, ndërsa $999 deri në $1,099 për iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max.
Por pse Apple nuk i rriti çmimet, duke ditur që ka klientë të gatshëm të paguajnë çfarëdo shifre?
“Unë besoj se [kompania] Apple është e vetëdijshme se ka arritur një pikë me çmimet ku fitimi nga rritja e çmimeve përballë reagimit negativ me të cilin do të përballej nuk ia vlen,” tha për CNN Ben Wood, analist për studimin e tregut.
Wood shtoi se Apple është e përqendruar në rritjen e të ardhurave nga shumë shërbime premium të ndërtuara rreth iPhone, të tilla si iCloud, Apple Music dhe Fitness+.
Çelësi sekret i suksesit të iPhone 13 është,
Strategjia e mosrritjes së çmimeve për iPhone 13 ka të ngjarë të tërheqë më shumë klientë, megjithëse pavarësisht gamës së gjerë të opsioneve dhe çmimeve për iPhone-ët, çmimet e Apple janë sërish të larta në krahasim me ato të telefonave Android.
Megjithatë, llojet e ndryshme të iPhone-ëve dhe çmimet e kanë ndihmuar kompaninë të tërheqë gjithnjë e më shumë blerës.
Diskutime rreth kësaj post