Për Sejfulla Myftarin ose si të gjithë e njohim me emrin artistik “Ceken e Beratit” dhe artisten Rita Lati, mosha është thjesht numër.
Ndonëse vitet kalojnë, dy artistët e mirënjohur shqiptarë vazhdojnë të jenë të rinj në shpirt dhe ende na japin ato emocione aq të forta sa dhe i kanë dhënë dikur, me skeçet dhe paroditë.
Së fundmi, një gëzim i ka bërë së bashku.
Në një video e cila është duke qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, dy aktorët shihen teksa kërcejnë së bashku me njëri-tjetrin.
Ajo që vëmë re është harmonia që kanë dhe kombinimi perfekt, njëjtë si në humor po ashtu dhe në kërcim.
Por, s’mund të lëmë pa komentuar dhe diçka tjetër, paraqitjen e Ritës, artistja e cila gjithmonë para publikut është shfaqur e kuruar deri në detajin më të vogël.
Edhe në këtë video ndjekësit e kanë cilësuar si “Marilyn Monroe e Shqipërisë”.
Diskutime rreth kësaj post