Presidenti malazes Milo Gjukanoviç i ka “treguar dhëmbët” mazhorancës proserbe, e cila ka marrë frenat e qeverisjes në vend, duke kthyer Ligjin e Fesë miratuar nga Kuvendi në 29 dhjetor. Menjëherë ka reaguar armiku i tij, zv.kryeministri shqiptar Dritan Abazoviç, i cili e ka paralajmëruar me shkarkim.
“Nëse ai shkel Kushtetutën, ne do ta zëvendësojmë atë!”, – shkroi Abazoviç në Tëitter:
Duhet të kujtojmë se Gjukanoviç ktheu të gjitha ligjet e miratuara nga Kuvendi në seancën e 29 dhjetorit, përfshirë Ligjin e Fesë.
Ky ligj, i cili shkaktoi pakënaqësi të Kishës Ortodokse Serbe (SOC) dhe opozitës së atëhershme të udhëhequr nga Fronti Demokratik (DF), hyri në fuqi në 8 janar 2020. Ligji garantoi lirinë e plotë të fesë për të gjithë besimtarët dhe status të barabartë për të gjithë. komunitetet fetare në Mal të Zi, si dhe lirinë e plotë të besimit për të gjithë qytetarët që nuk janë besimtarë.
Por ligji gjithashtu përcaktoi të drejtat pronësore të shtetit mbi ndërtesat fetare që përfaqësojnë trashëgiminë kulturore të Malit të Zi, për çka dhe u refuzua ashpër nga kasta klerikale ortodokse, posaçërisht ajo serbofile.
Menjëherë pasi fitoi zgjedhjet në gusht të vitit të kaluar, Abazoviç njoftoi se do të ndryshonte të gjitha dispozitat “e diskutueshme” të ligjit.
Diskutime rreth kësaj post