Historia e një ish-refugjatit të ri kosovar, Valdetit, ilustron më së miri arsyen e shumë azilkërkuesve nga Ballkani për të ikur në drejtim të shteteve perëndimore.
Para një viti Valdeti kishte ardhur në Gjermani si refugjat, me shpresën për të gjetur punë. Por, pritjet e tij nuk dolën të sakta dhe ai shumë shpejt u zhgënjye, shkruan huffingtonpost.de.
Pas refuzimit të kërkesës për pranimin e azilit, në mesin e rreth 60 mijë njerëzve, të cilët duhej ta lëshonin Gjermaninë gjatë vitit të kaluar, ishte edhe i riu nga Kosova.
Me kthimin e tij në vendlindje ai qëndron para një humnere. Ende vazhdon të mos shohë kurrfarë perspektive në Kosovë.
Për më shumë se 70% e të rinjve kosovarë nuk kanë punë. Ai kritikon Evropën për klasifikimin e Kosovës si vend me origjinë të sigurt.
“Siguri do të thotë kur ti me punë mund të jetosh”, thotë 21 vjeçari, transmeton “albinfo.ch”.
Si shumica e të kthyerve, edhe Valdeti dëshiron që përsëri të largohet nga Kosova dhe sërish të kërkojë mundësi për në Gjermani. “… Çdo natë ëndërroj se si të largohem nga Kosova”, thotë ai.
Diskutime rreth kësaj post