Shokët e Luizit, Mario Deda dhe Joni Ndoja ishin të ftuar në “Fun Club”, ku folën edhe për sfidën më të re, atë të së lyerit flokët si Luizi.
Teksa ishin duke biseduar në studio, dy shokët e Luizit komentuan ngjyrën e flokëve të Arditit, i cili nga brun ishte kthyer në bjond, teksa më tej shtuan se në rrjet kanë filluar një sfidë ku të gjithë mbështetësit e Luizit të lyejnë flokët biond.
Miqtë e Luizit: “Kemi bërë challange, të shohim tani shpresoj të na ndihmoni edhe ju që derisa të mbarojë Big Brother Shqipëria të kthehet në vend skandianave”.
Megi: Ju ka ndihmuar ndopak kjo?
Miku Luizit: “Kam një javë që s’kam paguar parkingun”.
Më pas, shokët e Luizit kanë sfiduar edhe Megin, ku kjo e fundit premtoi se nëse Luizi fiton Big Brother Vip, edhe ajo do i bëjë flokët bjonde.
Diskutime rreth kësaj post