Presidenti Ilir Meta e përmend gjithmonë ‘çantën e zezë të Baba Takut’, por çfarë fshihet pas saj. I pyetur në lidhje me këtë temë ditën e sotme në emisioni “Breaking” Braho u shpreh se “çanta e zezë” ka një simbolikë me profesionin tim si jurist, gjykatës si një ndër themeluesit e partisë socialiste.
“Çanta e zezë ka një simbolikë me profesionin tim si jurist, gjykatës si një ndër themeluesit e partisë socialiste. Kam ndjekur ngjarje tragjike të këtij vendi, kam një kujtesë të fortë dhe di shumë gjëra për politikanë të ndryshëm të rangut të lartë.
Më në fund e morën vesh edhe amerikanët. Në 98 ndodhi që u ngrit një komision hetimor që Berisha duhet çuar në hetim, I hoqëm imunitetin pas nuk vepruan organet e drejtësisë. Ai desh futur në burg në 98 dhe ne do kishim shpëtuar të gjithë”, – tha Braho.
Diskutime rreth kësaj post