Konflikti turko-grek për kufijtë detarë dhe finalizimi nga fqinji ynë jugor i dy marrëveshjeve me Italinë dhe Egjiptin, ka rikthyer opinionet dhe analizat e ndryshme se si duhet të riangazhohet qeveria “Rama” në këtë proces pas një periudhe të gjatë ndërprerjeje.
Ish-ministri i Jashtëm demokrat, Tritan Shehu tha për A2 se nuk do të jetë Rama ai që do të realizojë paktin detar me Greqinë.
Sipas Shehut qeveria e tij është në ikje për çështje muajsh dhe nuk ka “as të drejtën politike, legale a morale të avancojë në atë drejtim’’.
Shehu akuzon socialistet se, nën presion dhe për “kapital” primitiv politik, organizuan hedhjen në erë të asaj që e quan ‘’marrëveshje racionale dhe plotësisht e pranueshme e qeverisë Berisha’’.
Por ai beson se opsioni aktual më i mirë për ndarjen e kufirit ujor është që Shqipëria dhe Greqia, në mirëkuptim, t’ia kalojnë çështjen Gjykatës përkatëse të Hagës për vendim.
Diskutime rreth kësaj post