Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako, është kthyer nga SHBA-të dhe ndodhet në zyrën e tij.
Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga këshilltari për mediat, pas deklaratës së kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi në studion e emisionit Opinion, se pas çështjes Tahiri, Haki Çako është larguar nga Shqipëria.
I njëjti burim sqaroi se familja e z. Çako ndodhet në Shqipëri dhe nuk është larguar jashtë vendit, siç theksoi Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-së deklaroi se drejtuesi i Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe familja e tij janë larguar jashtë Shqipërisë.
“Ku është sot drejtori i Policisë, Haki Çako dhe familja e tij. Jeni gazetar dhe duhet të pyesni” – tha Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post