Ministri i Jashtëm në detyrë Gend Cakaj, në emisionin Open të Eni Vasilit ka vijuar debatin e ashpër me gazetarin Robert Rakipllari. Kryeredaktori i Panorama ka deklaruar se Genc Cakaj është dekoruar nga Rama për negociatat që ka zhvilluar vitin e kaluar me Brukselin për arritjet e rekomandimit pozitiv vitin e kaluar.
Por Cakaj i është përgjigjur menjëherë dhe i ka thënë se nuk është i saktë në asnjërin nga kostatimet pasi nuk është e vërtetë që ai ka marrë dekoratë apo medalje.
Rakipllari ka insistuar se ka edhe foto për këtë çështje, ndërsa Cakaj ja ktheu: Nëse kam marrë dekoratë apo medalje jam gati të jap dorëheqjen.
Diskutime rreth kësaj post