Anëtari i Kryesisë së PD, Kreshnik Çollaku e ka cilësuar tashmë qeverinë shqiptare si një përçarëse e shqiptarëve në Mal të Zi dhe rajon. Teksa ka komentuar deklaratën e kryeministrit Rama dhe ministrit Cakaj, Çollaku i quan provokime thirrjet nga politika shqiptare.
Deklarata e plotë:
“Sikur te mos mjaftonte thirrja serbisht e Rames per te mbeshtetur Gjukanovicin,duke injoruar shqiptaret e Malit te Zi te cilet gjithashtu garojne me disa parti e koalicione,mbremja nuk mund te mbyllej pa nje tjeter skandal dhe sjellje tjeter percarese nga qeveria shqiptare.
Ne deklaraten e mbremjes Gent Cakaj,nga pozita e minsitrit te jashtem ben thirrje qe te votohet njeri prej koalicioneve garuese te shqiptareve ne Mal te Zi.
Ky qendrim i Tiranes Zyrtare qe fut hundet ne vullnetin e preferencat e shqiptareve ne Mal te Zi,e perpiqet te ndikoje apo orientoje voten e tyre eshte nje tjeter provokim i padenje. Qendrime te tilla te papjekura te Ministrit te Jashtem te Shqiperise duke shpallur preference e anesi politike mes shqiptareve te Malit te Zi, shkon ne vazhden e sjelljeve percarese e ngaterresetare qe ne keto vite te qeverisjes se Edi Rames kane shkaktuar deme te pamatshme ne Kosove ,Maqedoni te Veriut e se fundmi ne Mal te Zi.
Kudo ka futur duart e hundet Edi Rama e sejmenet e tij ne ballkan,shqiptaret kane patur si produkt percarjet e problemet e brendeshme.
Kjo ndodh ne nje kohe kur me shume se kurre faktorit shqiptar ne Ballkan i duhet unitet.
Tirana Zyrtare per here te pare ne keto 30 vite eshte kthyer ne nje vater qe prodhon konflikt e mungese besimi mes aktoreve politike shqiptare ne rajon.
Deklarata e mbremjes e Gent Cakes nga korniza e ministrit te jashtem eshte nje kontribut ne thellimin e kesaj klime percarese mes shqiptareve ne Mal te Zi.
Ne u kerkojme shqiptareve te Malit te Zi,te refuzojne e injorojne sjellje te tilla aventureske.
Tirana Zyrtare sot mjerisht perfaqeson vetem nje taborr mercenaresh te cilet jane te gatshem te sakrifikojne interesat kombetare per lojra te felliqura pushteti”, – shprehet ai.
Diskutime rreth kësaj post