Edhe pse po mbushet muaji nga tërmeti shkatërrimtar, shumë familje vijojnë të jenë në çadra në këto ditë të ftohta. Një prej tyre është edhe familja Bruka. Ata jetojnë në çadër bashkë me vajzën e tyre të sëmurë. Për “FaxNews”, kryefamiljari tregoi vështirësitë e kësaj jetese, ndërsa kërkoi nga qeveria që shtëpia e tij të ndërtohet sa më shpejt.
“Na ka ndodh një fatkeqësi e madhe. Ishte një tërmet shumë i tmerrshëm, fatkeqësi e madhe që ishte në zemrën e Thumanës. Kur ra tërmeti, gjithë familja ishte brenda. U trembëm të gjithë. Dolëm pas atij dhe pastaj ra ai i dyti. E shkundi më keq vendin. Si bashki na kanë ndejtur gati të gjithë me ushqime, me të gjitha.
Për banesat na kanë thënë që duhet të presim se shtëpia është e pabanueshme. Ndihma na ka sjellë bashkia, na ka sjellë pastori. Ne jetojmë në çadër. Është e vështirë, për vajzën të jetojë këtu. Çadra rri ujë, e kemi rrethuar me batanije. Vajza merr ilaçe, na i kanë sjellë. Kur bie shi, kur fryn erë, në çadër pikon. Djersit komplet. Ftohtë është shumë, ndihet këtu.
Prandaj e kemi rrethuar me batanije. Në çadër çfarë të fryjë jashtë, fryn brenda. Festat do i kalojmë në çadër, nuk i kam kushtet të iki kurrkund, kemi fëmijën të sëmurë. Unë nuk e di se kur do të jetë gati banesa jonë sepse emergjenca jonë është fëmija. Ne presim të na e bëjnë sa më shpejt sepse jemi keq”, rrëfeu kryefamiljari. Faxweb
Diskutime rreth kësaj post