Të lodhur që dilni nga shtëpia pa çadër dhe pak minuta më vonë fillon shiu? Apo blini gjithmonë çadra dhe i harroni nëpër lokale? Është zbuluar një çadër e re e cila u jep zgjidhje këtyre dy problemeve.
Oombrella, çadra nga Wezzoo me bazë në Paris, u prezantua në Kickstarter Thursday si pajisja më inteligjente e shpikur ndonjëherë.
Ekipi i krijimit të çadrës pohon se ajo ju njofton nëpërmjet një aplikacioni në telefonin tuaj inteligjent nëse do të bjerë shi pas 15 minutash. Po ashtu telefoni ju tregon nëse keni harruar çadrën.
E krijuar për të përballuar erërat e forta, Oombrella ka tela me material kevlar, e cila sipas kompanisë i reziston stuhisë së shiut, të dëborës apo madje edhe të breshërit. Çadra ka edhe dorezë ergonomike dhe tendë rezistente ndaj rrezeve ultravjollcë.
Për ata njerëz të cilët e kanë një çadër të preferuar, Oombrella do të lançojë disa sensorë që i vendosen çdolloj çadre, duke e kthyer atë në inteligjente. / krokodili.com
Diskutime rreth kësaj post