Nga Njësia 11, në Laprakë, ku u ndal në takimin e radhës me banorët e Tiranës kandidati socialist, Erion Veliaj, u shpreh se Sali Berisha dhe Ilir Meta, kanë hallet e tyre personale dhe nuk kanë menduar kurrë për problemet e qytetarëve.
“Ç’a hallesh ka Saliu me Ilirin? Janë duke u matur me ne për shkollat, se kur rezultati është 40 me 0, jo 8 me 2, jo, por 40 me 0?! Kur zihen për pemët dhe më thonë mua, jo, s’ke mbjellë një milionë. Po sa kam mbjellë? 900 mijë? Po mirë more, shyqyr erdhi dita të flasim për mbjellje pemësh dhe jo për mbjellje sherri. Nuk kanë ata hall as pemët, as kopshtet, as çerdhet, se po të kishin këto halle do kishin bërë një kopsht, një çerdhe, një shkollë në ato vite që kanë pasur ata Tiranën. Ata kanë një hall, që është halli i Saliut, që është non grata dhe që nuk shkon deri në Rinas. Ne kemi njeriun që ishte më i fuqishmi në vend, që nuk kalon dot aeroportin. Ky është halli”, u shpreh ai.
Ai tha se Berishën e braktisën edhe vetë demokratët, duke e lënë të vetmuar në fjalimin e tij në stadium.
“E patë si rrinte në stadium? Tek pullë. Rri burri 80 vjeç tek pullë, duke iu folur karrigeve? Po sa është për të qeshur, është edhe një mesazh shumë i fortë se shumica e demokratëve vajtën për të parë stadiumin. 80 vjeç u bë lolo në stadium. E lanë edhe ata të partisë tënde. Mesazhi që po na japin demokratët është se janë gati të bashkohen, të provojnë diçka të re, të shkojnë përpara se në asnjë shtëpi nuk shkohet me indietro. Me indietro mund të dalësh nga parkimi, por nuk shkon dot as në shtëpi. Provoni të shkoni në shtëpi mbrapsht, duke ecur mbrapsht! I kemi rregulluar pjesën më të madhe të trotuareve e të rrugëve, por gjasat janë që, ose do vonoheni shumë, ose do rrëzoheni rrugës, se mbrapsht nuk bëhet progres. Vetëm përpara”, deklaroi Veliaj.
Diskutime rreth kësaj post