Byroja e Kuvendit ka vendosur të përjashtojë për 5 ditë nga punimet e parlamentit kryetarin e grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka.
Në mbledhjen e mbajtur vendimi i përjashtimit është miratuar me votat e Partisë Socialiste, pasi PD ka votuar kundër, ndërsa kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka abstenuar.
Përjashtimi i Edi Palokës vjen për shkak se në seancën plenare të së enjtes së kaluar ai shtyu fizikisht ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja.
Duke komentuar vendimin, nënkryetari i PD, Edmond Spaho është shprehur se, kjo mënyrë e të gjykuarit është anakronike.
“Rezultati i gjykimit tashmë dihet. Por ne do të vazhdojmë të bëjmë opozitën në Kuvend”, ka thënë Spaho.
Diskutime rreth kësaj post