Duke filluar nga shtatori, gazetarët dhe kamerat e televizioneve shqiptare nuk do të lejohen të marrin pjesë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Byroja e Kuvendit ka marrë vendimin që videot e mbledhjeve të regjistrohen nga Kuvendi dhe më pas do të transmetohen si të prodhuara prej tij.
Sipas vendimit, gazetarët do të qëndrojnë në një sallë dhe do të ndjekin përmes regjisë së Kuvendit mbledhjet e Komisioneve. Personat e akredituar pranë Kuvendit të Shqipërisë akomodohen në dy godinat e parlamentit, në mjediset e caktuara për ta si me poshtë.
“Te Kryesia e Kuvendit në News Room/ Salla e Gazetarëve, qe ndodhet në katin e pare te godinës,Te ambienti i caktuar për gazetarët te Salla e Seancave Plenare” thuhet në vendimin. “Personat e akredituar, punonjës të RTSH dhe ATSH, mund të lëvizin lirisht edhe në këto ambiente”, thuhet në vendim
Diskutime rreth kësaj post