Mund të duket e pabesueshme por është e vërtetë. Byreku shqiptar ka shkuar deri në Netflix. Bëhet fjalë për byrektoren shqiptare të sipërmarrësit Adnan Akiki, i cili është shumë i njohur në Kroaci që nga viti 1983.
Netflix i dedikoi një dokumentar të plotë byrektores, duke e titulluar “Somebody Feed Phil”. Ndërkohë, në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Adnani tregoi gjithçka lidhur me sipërmarrjen tij, të cilën e ka trashëguar brez pas brezi. Ai zbuloi edhe të veçantën që ka byreku i tij, që njerëzit e pëlqejnë shumë.
“Nuk është rastësisht, sepse është diçka speciale për punimin e brumit. Ne e kemi biznes familjar, kemi edhe disa punëtor që punojmë së bashku. Prodhimi i byrekut është diçka speciale, receta jonë është speciale 50-vjecare, babai, gjyshi im, do e trashëgojmë.
Djali im po vazhdon, djali i vëllait po ashtu. Nuk është rastësisht që të dalësh në Netflix, janë paraqitur nga Australia, nga Amerika.Netflix i dedikoi një dokumentar të plotë byrektores, duke e titulluar “Somebody Feed Phil”.
Në moshën 16-17 vjeç i shikoja që bënin byrek dhe e provova. Mbarova shkollën e mesme, shkollën nuk e vazhdova se filloi lufta. Byreku jonë ka të veçantë që brumi hapet me dorë.
Duhet lënë nja 2 orë e gjysmë deri në 3. Ne e bëjmë me 3 dhe 4 petë. Kemi 6 lloje byrekësh me shije të ndryshme, nga gjiza, mishi, deri te patatja”, u shpreh Adnani.
Diskutime rreth kësaj post