Deputeti Oerd Bylykbashi, ka folur për marrëveshjen e 17 majit mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, duke theksuar se atë natë kreu i PD i dhuroi Ramës koalicionin e madh.
I ftuar në ‘Intervistë me Merita Haklaj’, Bylykbashi ka theksuar se kishte dakordësi për të goditur një subjekt të tretë, që ishte LSI-ja.
Deklarata e Bylykbashit:
“U duk e shijshme, por ishte helmatisje. Dy gjëra janë të rënda. Kishte dakordësi për të goditur një subjekt të tretë, që ishte LSI-ja. Ndërkohë që një opozitë duhet të ketë gjithmonë opsionet e hapura sepse qëllimi kryesor është krijimi i një fronti sa më të madh për të përmbysur qeverinë, por t’i mbajë të hapura edhe për parimet e veta. Pak muaj më vonë, ne ishim në një koalicion me këta. O nuk je, o je. Nuk mund të flasësh sot. Me një lehtësi politike, Basha thotë sot gjëra të pamundura për t’u thënë më herët. Është i pabesueshëm.
Çështja tjetër e rëndë, atë natë, ai i dhuroi me marrëveshje Ramës koalicionin e madh. Faktin që kishte rëndë dakord që të mos regjistrohej koalicion, pasi kishte hallin se LSI-ja mund të shkonte në koalicion me PS-së. Jam ndjerë i shokuar që kryetari i partisë ishte i gatshëm për këtë gjë. Më tha që është rënë dakord që të mos ketë koalicione.“-shprehet Bylykbashi.
Diskutime rreth kësaj post