Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, tha se PD ka thënë gjithmonë se pranon çdo lloj sistemi, mjafton që të jetë i përshtatshëm për qytetarët dhe të sigurojë zgjedhje të lira e të ndershme.
Sa i takon propozimit të opozitës parlamentare për lista të hapura, Bylykbashi deklaroi se në mbledhjet e Këshillit Politik përfaqësuesi i mazhoranës, Damian Gjiknuri, pati thënë se do të diskutohet në një moment të dytë. Sipas Bylykbashit, palët ranë dakord, që listat e hapura të mos diskutoheshin, dhe u firmos me consensus marrëveshja e 5 qershorit.
“Ne kemi thënë që jemi të hapur të diskutojmë cdo lloj sistemi. Keni dëgjuar PS të thotë që është kundër listave të hapura. Ne do të flasim të fundit në Këshillin Politik. Gjiknuri ka thënë se cështja e sistemit do të diskutohet në një fazë tjetër dhe kjo ishte dakordësia. Pasi u mblodh e gjitha, u nxor sërish cështja e sistemit”, – tha Bylykbash në rubrikën “Opinion”.
Çfarë do të diskutohet në mbledhjen e sotme?
“Ne nuk donim të diskutonim mbi ndryshimet dhe në vazhdim të asaj që kërkuam ne, çështja duhet të vijë në Këshill, të ikë nga Parlamenti. Cdo diskutim duhet të jetë konsensual, transparent, gjithëpërfshirës. Ne jemi të gatshëm të zgjedhim sistemin, që i përshtatet më mirë qytetarëve.” – tha Bylykbashi.
Gjiknuri iu ka kërkuar të paraqisni propozimet tuaja…?
“Rama po tenton të ndryshojë rregullat themelore rreth 8 muaj para zgjedhjeve. Kjo është e papranueshme nga OSBE. Askush nuk pret që Rama të bëjë ndryshe, pasi është njeri që nuk di të respektojë marrëveshjet. Le ta kenë të qartë shqiptarët, do të ndryshohet sistemi zgjedhor, por kjo do të minojë procesin, sepse do na duhet të ndryshojmë rreth 40% të Kodit Zgjedhor. Duhet një diskutim i gjerë dhe i thellë.” – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post