Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tregoi reagimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës në mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar, pasi një statusi të tij në rrjetet sociale, ku kërkonte qëndrim për ofertën e mazhorancës për të zgjatur mandatin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
“Ajo që unë them është që Rama kërkon këtë gjë. Unë bëj tentativë. I vë një vizë të kuqe (ofertës), sepse është interesi publik që mbron opozita. Kemi dëmtuar interesin e opozitës. Shpresoj se nuk ka një gjë të tillë. Rama kërkon këtë, por se mos na shkon ndër mend. Nuk pati qëndrim, por dëgjova këtë “A di gjë ti Oerd për pazar? Ishte si gjyq politik. Ishte qesharak” tha Bylykbashi në studiot e Euronews Albania.
Diskutime rreth kësaj post