Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se duhet të largohen nga funksionet publike dhe parlamenti të gjitha të inkriminuarit.
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi pas mbledhjes së konferencës se kryetarëve dha një prononcim për mediat, ku u shpreh se, “sot me ligjin për dekriminalizimin deputetë dhe funksionarë të këtij niveli të mos jenë në parlament, të mos ushtrojnë funksion publik, kur janë të arrestuar në flagrancë për krim, vrasje apo për plagosje si rasti i deputetit Armando Prenga. Nuk mundet që një person i tillë të ushtrojë një funksion publik që kërkon besim publik. Ajo që kërkojmë është që me ligj, kjo kadegori të përjashtohet menjëherë nga parlamenti në ushtrimin e funksionit. Pra të pezullohet në ushtrimin e funksionit deri sa të marrë një vendim gjykata”.
“Nuk kërkojmë asgjë më shumë se kaq, është ndyshim parimor është një proçedurë e ndjekur nga maxhoranca të bëjë ndryshimet e momentit të fundit. Në ligjin për reformën territoriale ku për të akomoduar kërkesat e PDIU-së, Shpëtim Idrizit, ju ndyshua ligji duke krijuar lehtësira fare të vogla në kundërshtim me standartet. Ajo që kërkojmë ne është parimore, është largimi i personave kriminale të arrestuar në flagrancë për vrasje ose plagosje nga parlamenti. Është kaq e thjeshtë, pasi çdo gjë tjetër është kacavjerrje mbi draft vetëm për të mbrojtur këta njerëz.
Bylykbashi iu përgjigj interesit të gazetarëve kur pohuan se mandati i Andre Prengës është pezulluar. Ai tha se pezullimi nuk ekziston as si kriter ligjor dhe aq më pak si kriter kushtetues dhe vlera është nul”.
Diskutime rreth kësaj post