Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi e ka cilësuar nul përjashtimin e zotit Berisha nga grupi parlamentar. Sipas tij, një vendim i marrë në kundërshtim me statutin e partisë nuk ka efekt, efektin e ka politik dhe të dëmshëm.
Bylykbashi: “Ndërsa vazoja ishte duke u mbushur, akti që mori Basha për përjashtimin e zoti Berisha nuk është vendim, është në kundërshtim me statutin, është nul dhe nuk ka efekt, efektin e ka politik dhe e ka të dëmshëm. Ai akt theu vazon, pra nuk e derdhi. Është njësoj sikur kryeministri të marrë një vendim në kundërshtim me Kushtetutën, është nul. Si mundet një parti që ka mungesë totale të demokracisë së brendshme të kërkojë demokraci jashtë? Debati në PD është një çështje demokracie.”
Zoti Berisha përveç Foltores ka filluar edhe mbledhjen e firmave për të ngritur Kuvendin. Në përfundim Bylykbashi tha se Kuvendi do të vetëmblidhet nëse Basha refuzon.
Diskutime rreth kësaj post