Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Rama flet për satelitë me orbitë, kur shumica e shqiptarëve nuk shtyjnë dot muajin.
Bylykbashi thekson se Rama është shndërruar në një minikopje të shëmtuar të Kim Jong Un.
Postimi i Oerd Bylykbashit:
“Kur je një minikopje e shëmtuar e Kim Jong-Un
Do të hedh satelitë në orbitë, thotë Edi Rama!
Diktatori koreano-verior vërtet hedh raketa balistike e tremb dynjanë, por ky autokrati ynë në krye të qeverisë maksimumi shashka për të tërhequr vëmendjen nga hallet hedh.
Një gjë ngjason në delirin e të dyve: në Korenë e Veriut vuajnë urie; në Shqipëri dhjetëra mijëra familje nuk mbyllin muajin.
Kryeministri ynë t’i lejë ëndrrat me satelitë, e të bëjë ndonjë punë për shqiptarët.
Për shembull t’u japë urgjent bonusin e qerasë qytetarëve durrsakë të dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019 sepse kanë tre muaj pa e marrë.
Kur deshi t’u merrte votat derdhi miliona euro, tani i harroi në mes të hallit.” u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post