Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi tha se kryeministri Rama u përpoq të marrë të gjitha komisionet zgjedhore, por kjo gjë u kuptua nga ndërkombëtarët dhe Rama u tërhoq.
Përfaqësuesi i PD-së në tryezën e Këshillit Politik tha se raporti 5 me 2 në komisione do të ishte një kthim pas 20 vitesh.
“PS tentoi t’i merrte të gjitha komisionet zgjedhore, të gjitha dhe KQZ në çdo rast do të ishte nën kontrollin e mazhorancës. Ti marrë të gjitha komisionet në raportin 5 me 2 do të ishte një kthim pas 20-vjeçar. Kështu kanë qenë komisionet e 2000 që sollën katastrofë. Në 2003 u balancuan, nuk kanë funksionuar siç kërkon ligji, siç do të donim ne, por të paktën nuk kishte betejë politike për komisionet.
Është një shprehje që thotë “pse duhet zgjuar qeni që fle”. Pse duhej të prodhohej një konflikt politik kur të gjithë do të tregonin që Rama ka kapur të gjitha komisionet. Këtë e kuptuan ndërkombëtarët dhe në fund i vunë gardhin dhe Rama u tërhoq. Pra nuk arriti dot t’i kapte”, tha Bylykbashi.
Diskutime rreth kësaj post