Deputeti i PD, Oerd Bylyknashi është shprehur se kryedemokrati Lulzim Basha duhet të largohet nga drejtimi i partisë. Në një intervistë për KlanNews, Bylykbashi tha se Basha ka marr vendime të gabuar gjatë 8 viteve të cilat e kanë çuar PD në humbje të zgjedhjeve.
Deputeti theksoi se Basha duke marrë vendimin e djegies së mandateve dhe mos futja në zgjedhje të vitit 2019 fuqizoi kryeministrin Edi Rama.
“Vendimet njëri më të fortë se tjetri që çoi në një situatë që do të turbullonte gjërat. Vendimi për djegien e mandateve lënië bosh e parlamentit i dha Ramës mundësinë për të ndryshuar Kushtetutën dhe të hiqte kolicionin e madh, mekanizëm që ne kemi fituar zgjedhjet më parë. Nëse do të kishim marrë votat e vitit 2017 në 2021 do kishim marrë 71 mandate. Ne kemi një person që nuk pyet forumet”,-tha Bylykbashi.
Diskutime rreth kësaj post