Kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi, rezulton një nga zyrtarët lokalë më të denoncuar në Prokurorinë e Posaçme. 7 kallëzime penale janë bërë në SPAK, ndaj kryebashkiakut të Krujës.
Për tri nga denoncimet është vendosur regjistrimi i procedimit penal për verifikimin e faktit, por pa nisur hetimet ndaj Artur Bushit. Ndërkohë dy padi të tjera nuk janë pranuar nga SPAk, dhe grupi i hetimit ka vendosur dërgimin e tyre për kompetencë në prokurori të tjera, dhe për 2 materiale kallëzuese është vendosur mosfillim procedimi për shkak të mungesës së provave ose për shkak se fakti i pretenduar nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.
Por duket se Bushi nuk do t’ia dijë për padi, dhe sfidon hapur SPAK-ut, duke dhënë tendera korruptivë. Blerja e shtyllave për ndriçim, është tenderi që do u kushtojë taksapaguesve të Krujës plot 14 milionë e 997 mijë lekë të vjetra pa TVSH.
Ky tender që mban numrin e referencës REF-88153-11-17-2023 është me flamur të kuq nga Open Data, pë skualifikim të gjithë operatorëve, përveç fituesit.
Në këtë tender morën pjesë 4 operatorë, ku fitues u shpall “ARTEO 2018” shpk, e cila ka ofruar 14 milionë e 400 mijë lekë të vjetra pa TVSH.
Ky tender i dyshimtë është një tjetër provë për SPAK, që nuk dihet nëse do zgjohet të nisë hetimet për Bushin, pas publikimit të fakteve të reja.
Diskutime rreth kësaj post