Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, gjatë vizitës së tij në Washington u takua sot me sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson.
Bushati ka publikuar në twitterin e tij zyrtar një ku shkruan se “Kënaqësi për t’u takuar me Sekretarin #RexTillerson @DepartShtetit & konfirmuar se ne qëndrojmë së bashku në #KoalicioninGlobal për mposhtjen e #ISIS. # Shqipëria #SHBA”
Ministri Bushati vazhdon një vizitë të suksesshme në SHBA ku ka marrë mbështetje të plotë për kursin e reformave që po ndërmerr Shqipëria si dhe konfirmimin se mbetemi një shtet jo vetëm aleat, por edhe mik i SHBA-ve. Dje ministri Bushati pati një takim në Senat me veteranin Republikan John McCain. McCain shprehu mbështetje të qartë për kursin e reformave dhe angazhimin parimor të Shqipërisë, përkundrejt adresimit të sfidave të përbashkëta të sigurisë, në kuadër të NATO-s dhe në rrafshin dypalësh.
Diskutime rreth kësaj post