Analisti Andi Bushati ka ironizuar me deklaratat pro amerikane tw Lulzim Bashës, pasi ky i fundit deklaroi se ‘ai jep doreheqjen vetem po humbi me zgjedhje te ndershme’.
Në postimin e tij në Facebook, Bushati i ka kujtuar Bashës se ‘SHBA e ka njohur 25 prillin si te ndershem, madje Yuri Kim e ka quajtur mandatin e trete te Rames si historik’ dhe ka theksuar se është kontradiktore se pse Luli sillet në kundërshtim me statutin ‘pro’ amerikan të PD?
Bushati e ka mbyllur komentin e tij se Basha duhet ti lërë të qetë me këto përrallat proamerikane që i tregojnë për budallenjtë sa herë që ka nevojë.
Postimi i plotë i Andi Bushatit:
“Lulzim Basha ka deklaruar se fundi se ai jep doreheqjen vetem po humbi me zgjedhje te ndershme. Por, ShBA e ka njohur 25 prillin si te ndershem, madje Yuri Kim e ka quajtur mandatin e trete te Rames si historik.
Atehere pse Luli sillet ne kundershtim me statutin pro amerikan te PD?
Ne fakt, e verteta eshte ndryshe. Basha ka te drejte dhe Yuri e ka gabim per masakren e 25 prillit, por thene kete, le te na lene te qete me keto perrallat per proamerikanizem, qe i tregojne per budallenjte sa here qe kane nevoje.“-shkruan Bushati.
Diskutime rreth kësaj post