Konfliktet në mbarë botën dhe reformimi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara me qëllim përballjen me to janë temat kryesore të Asamblesë së Përgjithshme që po zhvillon punimet në Pallatin e Qelqtë në Nju Jork.
Në këtë drejtim, Shqipëria, përmes ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati ka shprehur mbështetjen për nismën e ndërmarrë nga administrata amerikane.
“Situata e sigurisë në botë, me mbi 20 konflikte delikate dhe pasoja për njerëzimin, si dhe nevoja e OKB-së për t’u reformuar janë temat kryesore të Asamblesë. Shqipëria i ka dhënë mbështetje përqasjes së SHBA për ta reformuar organizatën dhe për ta fokusuar atë tek njerëzit dhe nevojat që ata kanë anembanë botës dhe jo domosdoshmërisht tek proceset, si një kundërpërgjigje ndaj burokracive herë herë të tmerrshme që organizata ka”, ka deklaruar Bushati.
Në këtë drejtim, ai ka vlerësuar orientimin e qeverisë shqiptare për luftimin e burokracive në institucionet shqiptare.
“Më vjen mirë që qeveria e kryeministrit Rama ka një përputhje të qartë sa i përket luftës së burokracisë dhe reduktimit të saj, me atë çka vetë OKB dëshiron të bëjë në një të ardhme jo të largët”, ka shtuar Bushati.
Diskutime rreth kësaj post