Analisti Andi Bushati, ka deklaruar në emisionin “Now” me moderatoren Erla Mëhillin se, opozita e ka të pamundur të mposhtë në zgjedhje makinerinë e mazhorancës.
Sipas Bushatit ka vetëm një rrugë që mund të rrëzohet Rama, dhe ajo është nëpërmjet rrugës së destabilitetit.
“Kjo opozitë e ka të pamundur të mposhtë në zgjedhje makinerinë e mazhorancës por nuk është një makineri normale, është një makineri e kriminalizuar me shumë para brenda, me një fuqi mediatike të paparë. Edhe kjo opozitë e bashkuar e ka të pamundur të mund Ramën e jo më një opozitë të copëzuar. Mendoj se Rama vetëm rrëzohet, nëpërmjet rrugës së stabilitetit”- tha Bushati.
Diskutime rreth kësaj post