Analisti Andi Bushati njihet si kritik i kryeministrit Edi Rama, por sot në Open tha se për disa gjëra është dakord me kreun e qeverisë.
‘Unë jam kritik i madh i Ramës ju e dini, por jam me Edi Ramën, në pikën kur i del një kaubojs rrugës, dhe nuk ndryshon politikën e Shqipërisë për Palestinën, dhe thotë jo, tradita e shtetit shqiptar është kjo.
Jam gjithashtu me Edi ramën kur i kërkon për hallin e vet më të madh shteti më i fortë i botës të fusi këtu armët kimike, dhe ai nuk pranon dhe nuk paguan as koston për këtë. Pra nuk kemi pse rendim për të qenë servilët e parë të SHBA-së në këtë glob.’, tha analisti në “Open”.
Diskutime rreth kësaj post