Kryetari i Partisë Socialiste në Tiranë, Ervin Bushati, ka folur për ngritjen e ‘komisionit Meta 2’ dhe për shkarkimin e presidentit të vendit.
Bushati teksa ishte i ftuar në studion e emisionit “Breaking”, kur u pyet për nismën që PS ka marrë për shkarkimin e presidentit u shpreh: Ne po bëjmë atë që kemi detyrë të ngarkuar nga sovrani, të ruajmë ligjin dhe kushtetutën. Ky është komisioni Meta 2. Ne jemi shumë të qartë që ajo që ka bërë Meta ka qenë anti-kushtetues. Meta nuk arriti që të rritej mbi interesin e tij personal. Kemi mbledhur firmat si Parti Socialiste, sot është ngritur një komision që do të verifikojë. Më pas do ta sjellë në seancë plenare e më tej do të shkojë në Gjykatë Kushtetuese..
Ky i fundit shtoi se me gjuhën që Meta ka përdorur, me tensionin politik që ka krijuar, të gjithë e dinë se me këto ka shkelur tërësisht detyrën e tij.
I pyetur nëse dobëson apo ndihmon LSI-në, rikthimi i Metës në krye të saj, Bushati tha se “nuk e ndihmoi fare, pasi mori pak mandate”.
“Jeta politike e një partie, zgjat sa familja. Sot është një forcë e vogël politike. Një minorancë, qytetarët ja kanë dhënë verdiktin. Drejt kësaj zhdukje biologjike do të shkojë LSI edhe më vonë”, – tha Bushati.
Diskutime rreth kësaj post