Publikohen pamje rrëqethëse që nuk duhen parë nga fëmijë. Historia e rëndë e dhunimit prej 8 vitesh martesë e kësaj vajze u publikua sot në emisionin ‘Me zemer te hapur’, që nxori edhe videot e rrahjes barbare.
Sic e shihni ne pamjet me poshte, dy femijet e mitur jane prezente gjate dhunes qe babai i ben nenes se tyre ne sy edhe te gjyshes.
Para 9 vitesh, vajza e saj u martua. E ëma u vu në dijeni për dhunën e vazhdueshme që ajo pësonte nga burri me te njejtat probleme dhe vjehrra.
Nëna e një 31 vjecare ka rrëfyer sot historinë e tmerrshme në emisionin “Me zemer te hapur”, se cfare ka perjetuar vajza e saj me probleme te shendetit mendor ne familjen ku e kishin kerkuar me shkesi.
Rrëfimi i ngjarjes:
“Ajo është njohur me shkesë, kanë ardhur më kanë thënë është një person. Njëri ma kërkoi gocën, i thashë ai burrë s’është për gocën time se janë të dy njësoj.
Vajza vuante nga probleme të shëndetit mendor. Më erdhi një tjetër. I thashë nuk është nuse për ty mos ma merrni në qafë, nuk të hyn në punë. Jo e bëj unë tha. Po nuk është për ty moj Sofi mos më merr në qafë. Jo tha e bëj unë nuse për së mbari. Hajt thash qoftë e mbarë. Pas një viti filluan konfliktet. Vajza s’më ka treguar fare, më ka treguar lagjja, bo bo ku e ke cuar, ku e ke futur në atë familje.
Vajza ishte nevrike, agrsive, do i rrije mbrapa se kisha frikë mos ikte. Ka 8 vite dhunë barbare. Që në fëmijën e parë e kam marrë, e mbajta një javë dhe iku prap se nuk rrinte dot pa fëmijën. U detyrova e cova prapë. Sa kthej krahët unë filluan prapë. Bisedova me vjehrren e vajzës, Sofinë, më thoshte më rreh, më gjuan, e ka fajin e jotja. Dhunën e denonconte vjehrra në rajonin 4, mbi 4-5 herë kanë shkuar në polici. Vajza nuk më tregonte fare. E kane nxjerre edhe per te lypur rrugëve”. /Bw/
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post