Një grua u mbajt kundër dëshirës së saj në banjo, pasi i shoqi u shqetësua se ajo mund t’i ngjiste koronavirus. Policia u thërrit nga apartamenti i çiftit në Vilnius, Lituani, ku gruaja telefonoi për ndihmë dhe u tha se ishte e mbyllur në banjo.
Incidenti i çuditshëm ndodhi pasi burri mori vesh se gruaja e tij kishte takuar një grua kineze, e cila kishte qënë në Itali.
Burri pretendonte se veproi sipas rregullave të mjekëve, kur e futi gruan me zor në karantinë. Ai i tha policisë se kishte kontaktuar doktorë në telefon për këshilla mjekësore.
Deri më sot, Lituania ka pasur vetëm një rast me koronavirus. Gruaja bëri testin për virusin dhe doli negative. Ajo nuk ngriti padi kundër të shoqit dhe askush nuk u arrestua.
Diskutime rreth kësaj post